Trepça dhe Minchev ndajnë rrugët - Gazeta Express
string(32) "trepca-dhe-minchev-ndajne-rruget"

Sport

Gazeta Express

24/10/2022 21:22

Trepça dhe Minchev ndajnë rrugët

Sport

Gazeta Express

24/10/2022 21:22

Lybomir Minchev nuk do të jetë më trajner i Trepçës.

Klubi mitrovicas ka njoftuar këtë të hënë se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin bullgar, shkruan Gazeta Express.

Trepça regjistroi tri humbje dhe katër fitore në shtatë ndeshjet e para të këtij sezoni në Superligë.

Minchev e mori drejtimin e “Xehetarëve” vitin e kaluar, teksa fitoi Kupën e Kosovës dhe së fundmi Superkupën Mbarëkombëtare.

Njoftimi i plotë nga KB Trepça:

“Faleminderit Lubo Minchev, gjithnjë do jesh një nga ne.

Pas një bashkëpunimi të gjatë dhe shembullor, kemi vendosur të ndajmë rrugët me trajnerin Lubomir Minchev. Vendimi u mor me marrëveshje të dyanshme.

Minchev mori drejtimin e skuadrës sonë në verën e vitit 2021. Ka dhënë kontribut të madh në vënien e themeleve të një klubi profesional. Me Minchevin kemi arritur të gjitha finalet e mundshme dhe kemi fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare.
Por pas mini-krizës në rezultate kemi vendosur të ndajmë rrugët.

Falenderimet më të sinqerta për Minchevin. Ai do të mbetet gjithnjë njëri nga ne, pjesë e familjes së madhe TREPÇA”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement