Trepça e fiton derbin ndaj Prishtinës - Gazeta Express
string(37) "trepca-e-fiton-derbin-ndaj-prishtines"

Sport

Gazeta Express

12/10/2022 22:10

Trepça e fiton derbin ndaj Prishtinës

Sport

Gazeta Express

12/10/2022 22:10

Trepça ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në ndeshjen e mbetur nga java e katërt në Prince Caffe Superligë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “Minatori” përfundoi me rezultatin 80:75, shkruan Gazeta Express.

Drilon Hajrizi me 21 pikë dhe Adam Grant me 10 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e vendasve.

Kurse, te mysafirët u dallua Jan Palokaj me 21 pikë.

Trepça pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe renditet e dyta në tabelë, me një pikë më shumë se Prishtina që është e treta.

Në xhiron e radhës, Trepça e pret Golden Eagle Yllin, kurse Prishtina i shkon Rahovecit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement