Trepça e mund Bashkimin për ta fituar Kupën e Kosovës pas 10 viteve - Gazeta Express
string(67) "trepca-e-mund-bashkimin-per-ta-fituar-kupen-e-kosoves-pas-10-viteve"

Basketboll

Gazeta Express

13/02/2022 20:13

Trepça e mund Bashkimin për ta fituar Kupën e Kosovës pas 10 viteve

Basketboll

Gazeta Express

13/02/2022 20:13

Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës 2022, pasi e mundi Bashkimin në një ndeshje të fortë finale të dielën në Pejë.

Çereku i katërt ishte përcaktues, ku klubi mitrovicas e bëri dallimin ndaj prizrenasve për ta fituar kupën, pas një loje të barabartë në tri çerekët e para, raporton Gazeta Express.

Trepça fitoi 76:62 ndaj Bashkimit në finale të “final 8” në Palestrën Karagaçi në Pejë.

Bashkimi e fitoi çerekun e parë me një epërsi prej shtatë pikëve, para se Trepça të rikthehej për ta fituar të dytin me një 18:10, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsinë e një pike.

Çereku i tretë ishte tejet i barabartë por i takoi mitrovicasve me një pikë dallim, 16:15. Megjithatë, Trepça e pati fjalën e fundit në çerekun final dhe falë Hajrizit ia doli ta krijojë një epërsi të thellë përcaktuese prej 14 pikëve, duke e fituar atë 23:11.

Kjo është hera e parë që Trepça e fiton Kupën e Kosovës që prej vitit 2012 dhe hera e pestë në historinë e klubit.

Rrugës për në finale, xehetarët i mposhtën Rahovecin (77:57) dhe Pejën (83:76)

Drilon Hajrizi i Trepçës u zgjodh lojtari më i mirë i finales me 24 pikë, 12 kërcnime, tre topa të vjedhur dhe tri asiste.

Advertisement
Advertisement
Advertisement