Trepça e nis me fitore edicionin e ri në elitën e basketbollit kosovar - Gazeta Express
string(70) "trepca-e-nis-me-fitore-edicionin-e-ri-ne-eliten-e-basketbollit-kosovar"

Sport

Gazeta Express

25/09/2024 20:45

Trepça e nis me fitore edicionin e ri në elitën e basketbollit kosovar

Sport

Gazeta Express

25/09/2024 20:45

Trepça ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 77-67.

Sfida nisi shumë mirë për mitrovicasit të cilët fituan çerekun e parë me rezultat 23-17, shkruan Gazeta Express.

Dominimi i tyre vazhdoi edhe në çerekun e dytë dhe të tretë ku pas 30 minuta lojë, rezultati ishte 64-57.

Ndërkohë çereku i katërt i takoi mysafirëve me rezultat 13-18, të cilët u këndellën në fundin e ndeshjes mirëpo nuk ishte e mjaftueshme për të marr rezultat pozitiv.

Më të dalluarit tek vendasit ishin Cambridge Jr me 20 pikë, Sammy Hunter shtoi 15 sosh dhe Johnson edhe 13 tjera.

Ndërsa për Yllin nuk mjaftoi performanca spektakolare e Brown i cili realizoi plot 35 pikë.

Ylli njoftohet me humbjen e parë këtë sezon pas fitores në ndeshjen e parë me Boran, ndërkohë Trepça shënon fitoren e parë, pasi në xhiron e parë nuk ka luajtur shkak i angazhimeve që ka pasur në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Në javën e tretë e cila zhvillohet në vikend Trepça do të udhëtojë në Gjakovë për t’u përballur me Vëllaznimin, kurse Ylli do të luaj me Sigal Prishtinën./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement