Trepça fiton në udhëtim ndaj PC Prizrenit - Gazeta Express
string(41) "trepca-fiton-ne-udhetim-ndaj-pc-prizrenit"

Sport

Gazeta Express

21/10/2023 19:13

Trepça fiton në udhëtim ndaj PC Prizrenit

Sport

Gazeta Express

21/10/2023 19:13

Trepça ka regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe të katërtën të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic fitoi sonte në udhëtim ndaj Proton Cable Prizrenit, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në elitë – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Sezai Surroi” përfundoi me rezultatin 88:108.

Drilon Hajrizi me 28 pikë dhe Kevin Bracy-Davis me 22 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e mitrovicasve.

Te prizrenasit u dallua Desi Sills me 27 pikë.

Trepça në javën e ardhshme luan në udhëtim ndaj Bashkimit, kurse Proton Cable Prizreni i shkon Golden Eagle Yllit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement