Trepça fiton thellë ndaj Bashkimit - Gazeta Express
string(34) "trepca-fiton-thelle-ndaj-bashkimit"

Sport

Gazeta Express

16/12/2023 19:10

Trepça fiton thellë ndaj Bashkimit

Sport

Gazeta Express

16/12/2023 19:10

Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 84:67 (20:11, 18:19, 24:14, 22:23).

Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 13-të të Prince Caffe Superligës.

Në përballjen e zhvilluar në Mitrovicë, vendasit kanë qenë të mirë, sidomos në periudhën e parë dhe të tretë, ku faktikisht u vendos ndeshja, duke shënuar fitore në fund me 17 pikë dallim, 84:67.

Më i miri te vendasit ishte Kevin Davis me 24 pikë, shtatë kërcime e tri asistime, ndërsa te mysafirët Samir Zekiqi kishte 15 pikë e shtatë kërcime.

Mitrovicasit kanë 11 fitore e dy humbje, kurse prizrenasit katër fitore e nëntë humbje. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement