Trepça mbetet pa trajner, largohet Ģençoglu - Gazeta Express
string(42) "trepca-mbetet-pa-trajner-largohet-gencoglu"

Basketboll

Gazeta Express

10/05/2023 12:45

Trepça mbetet pa trajner, largohet Ģençoglu

Basketboll

Gazeta Express

10/05/2023 12:45

Engin Gençoglu nuk është më trajner i klubit të basketbollit Trepça.

Trajneri turk ka vendosur të largohet para kohe nga Mitrovica pasi kishte mospajtime me drejtuesit e klubit “Xehetar”, mëson shkruan “Gazeta Express”.

Gençoglu u largua pas ndeshjes së dytë finale të “play-offit” të Superligës së basketbollit ndaj Pejës, derisa rezultati është 1-1 me ndeshje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi mitrovicas.

Siç dihet, Trepça në krye me Gençoglun e fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa synon të shpallet edhe kampione e shtetit pas një kohe të gjatë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement