Trepça mëson kundërshtarët e saj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve - Gazeta Express
string(70) "trepca-meson-kundershtaret-e-saj-ne-kualifikimet-e-liges-se-kampioneve"

Sport

Gazeta Express

26/06/2024 12:21

Trepça mëson kundërshtarët e saj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Sport

Gazeta Express

26/06/2024 12:21

Skuadra jonë kosovare, Trepça sot ka mësuar kundërshtarët e saj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ekipi mitrovicas në turneun kualifikues në fazën çerekfinale do të ndeshet me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysëmfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.

Lexo Edhe:

Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).

Katër turnetë e raundit kualifikues do të zhvillohen midis 15 shtatorit dhe 22 shtatorit.

Orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen në korrik./GazetaExpress/