string(89) "trepca-nis-fuqishem-gjysmefinalen-e-play-offit-mposht-sigal-prishtinen-ne-ndeshjen-e-pare"

Trepça nis fuqishëm gjysmëfinalen e play-offit, mposht Sigal Prishtinën në ndeshjen e parë

Basketboll

Gazeta Express

19/04/2025 21:00

Trepça ka marrë një fitore të rëndësishme në gjysmëfinalen e parë të play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 80:65 në palestrën “Minatori”.

Skuadra mitrovicase shfaqi dominim të qartë në pjesën e dytë të ndeshjes, duke e ndërtuar epërsinë nga çereku në çerek: 18:17, 23:11, 23:17 dhe 16:20.

Lexo Edhe:

Përkundër një përpjekjeje më të fortë nga Prishtina në periodën e fundit, epërsia e krijuar më herët nga Trepça ishte e mjaftueshme për t’i siguruar fitoren dhe epërsinë 1:0 në seri.

Seria gjysmëfinale luhet me sistemin “best of 5”, që do të thotë se skuadra që arrin tri fitore kualifikohet në finale.

Kjo fitore i jep Trepçës avantazh të rëndësishëm psikologjik dhe betejën e radhës e zhvillon me më shumë qetësi.