KB Trepça ka prezantuar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.
Mitrovicasit kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Kevin Bracy-Davis, shkruan Gazeta Express.
Basketbollisti amerikan, i gjatë 202 centimetra, së fundmi ishte pjesë e ekipit nga elita austriake, Klosterneuburg.
Bracy-Davis te kjo skuadër luajti mesatare prej 21 pikësh dhe 4.6 kërcimeve për ndeshje.
Njoftimi i plotë nga klubi i Trepçës (pa ndërhyrje):
“Mirë se vjen Kevin Bracy-Davis
Alo amerikane 202 cm, Kevin-Davis i bashkohet TREPCES nga elita austriake ekipi Klosterneuburg. Sezonin e fundit është paraqitur 21 pikë dhe 4.6 kërcime për ndeshje”.
Kevin Bracy-Davis është basketbollisti i parë i zyrtarizuar të “Xehetarët”.
KB Trepça më herët ka zyrtarizuar vetëm trajnerin e ri, Adis Beciragic. /Gazeta Express/