Trepça - Prishtina, orari i finales së madhe në Superkupë - Gazeta Express
string(54) "trepca-prishtina-orari-i-finales-se-madhe-ne-superkupe"

Sport

Gazeta Express

10/12/2022 13:57

Trepça – Prishtina, orari i finales së madhe në Superkupë

Sport

Gazeta Express

10/12/2022 13:57

Trepça dhe Sigal Prishtina do të “luftojnë” për trofeun e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Finalja e kësaj gare do të zhvillohet të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, nga ora 17:00, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante. Përveç rivalitetit në parket, rivalitet pritet të ketë edhe në tribuna, pasi “Torcidat” dhe “Plisat” kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Trepça në finale kaloi pasi eliminoi Rahovecin në çerekfinale, e pastaj Bashkimin në gjysmëfinale.

Kurse, Prishtina gjatë rrugës eliminoi Ponte Prizrenin dhe Golden Eagle Yllin.

Kujtojmë se në edicionin e kaluar trofeun e Superkupës e kishte fituar skuadra e Ponte Prizrenit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement