Trepça triumfon ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 103:75 (20:21, 30:18, 24:20, 29:16), në javën e 26-të në Superliga. Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi me fitore të “Xehëtarëve”.
Pjesa e parë nisi dhe u mbyll thuajse e barabartë për të dy skuadrat me shifrat 20:21, për të vazhduar në një pjesë të dytë ku skuadra mitrovicase e fitoi bindshëm 30:18. Skuadrat shkuan në pushim me shifrat 50:39.
Periudha e tretë dhe e katërta vazhduan me dominimin e mitrovicasve, të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 103:75.
Te vendasit u dalluan Michael Green me 17 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, si dhe Mikaile Tmušić me 15 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa te mysafirët u dallua Tervell Beck me 16 pikë dhe gjashtë kërcime.
Trepça ka 17 fitore dhe nëntë humbje, derisa Proton Cable ka pesë fitore dhe 21 humbje.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...