Trepça triumfon në derbin ndaj Pejës - Gazeta Express
string(36) "trepca-triumfon-ne-derbin-ndaj-pejes"

Sport

Gazeta Express

25/11/2023 19:25

Trepça triumfon në derbin ndaj Pejës

Sport

Gazeta Express

25/11/2023 19:25

Trepça e ka fituar derbin ndaj Pejës, të vlefshëm për javën e dhjetë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Minatori” përfundoi me rezultatin 91:71, shkruan Gazeta Express.

Më meritorët në triumfin e mitrovicasve ishin Darnell Edge me 29 pikë dhe Kevin Bracy-Davis me 16 sosh.

Te pejanët u dallua Jay Jay Chandler me 21 pikë. “Verdhezinjtë” sot luajtën pa Lis Shoshin, Tervel Beck dhe Jacob Calloway, të cilët munguan shkaku i lëndimeve.

Edhe ky derbi nuk kaloi pa incidente, pasi në çerekun e tretë ndeshja u ndërpre shkaku i hedhjes së mjeteve piroteknike në parket, me ç’rast u zbraz pjesa ku qëndruan “Torcidat”.

Ndryshe, të dy skuadrat tani kanë bilanc prej shtatë fitoreve dhe dy humbjeve.

Trepça në ndeshjen e ardhshme do të luajë në udhëtim ndaj Sigal Prishtinës, kurse Peja do të jetë nikoqire e Proton Cable Prizrenit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement