Trepça – Ylli, orari i ndeshjes së katërt finale - Gazeta Express
string(45) "trepca-ylli-orari-i-ndeshjes-se-katert-finale"

Sport

Gazeta Express

31/05/2022 19:18

Trepça – Ylli, orari i ndeshjes së katërt finale

Sport

Gazeta Express

31/05/2022 19:18

Të enjten e 2 qershorit, Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të zhvillojnë ndeshjen e katërt të “Play-off”-it.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:30 në palestrën sportive “Minatori”, shkruan Gazeta Express.

Ylli është më afër mbrojtjes së titullit të kampionit, pasi po udhëheq në serinë finale 2:1.

Pra, skuadrës nga Suhareka i nevojitet vetëm edhe një fitore për të rrëmbyer sërish titullin e më të mirit.

Në anën tjetër, Trepça synon barazimin e serisë finale për të mbajtur gjallë ende shpresat për titull.

Në rast se seria finale barazohet në 2:2, atëherë do të duhet të zhvillohet edhe një tjetër ndeshje në Suharekë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement