Tri raste me koronavirus në fshatin olimpik, pak ditë para nisjes së Olimpiadës - Gazeta Express
string(78) "tri-raste-me-koronavirus-ne-fshatin-olimpik-pak-dite-para-nisjes-se-olimpiades"

Sporte tjera

Gazeta Express

18/07/2021 11:50

Tri raste me koronavirus në fshatin olimpik, pak ditë para nisjes së Olimpiadës

Sporte tjera

Gazeta Express

18/07/2021 11:50

Edhe dy atletë tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në fshatin olimpik, pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike në Tokyo.

Kështu shkon në tre numri i të infektuarve në fshatin olimpik, atje ku atletët po bëjnë përgatitjet e fundit para nisjes së Olimpiadës, përcjell Gazeta Express.

Lojërat Olimpike do të mirëpresin 11 mijë atletë nga e gjithë bota por rastet e të prekurve me COVID-19 po shtohen ndjeshëm.

Së fundmi organizatorët kanë raportuar për tre atletë pozitiv, dy prej tyre rezident në fshatin olimpik, të tre bëjnë pjesë të një ekipi por organizatorët janë kujdes që të mos bëjë publik as shtetin që përfaqësojnë e as disiplinën.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement