TROMBOLIZA NË KOSOVË
nga Dr Blerim Myftiu
Viti 2018 shënoi vitin e fillimit të aplikimit të rregullt të terapisë trombolitike për infarktet akute në Kosovë. Në saje të mbështetjes së administratës së Spitalit Amerikan në Prishtinë dhe ndihmës së pakursyeshme të stafit mjekësor (mjekë e infermierë), iu mundësua pacientëve kosovarë që vuajnë nga infarkti akut i trurit të përfitojnë nga terapia më bashkëkohore neurologjike në botë.
Numri i pacientëve që arritën ta merrnin terapinë mbetet i paktë dhe shumë të tjerë nuk arrijnë të trajtohen për shkak të problemeve që nuk janë në dorën tonë. Mungesa e informimit, mungesa e planit dhe strategjisë shtetërore për trajtimin apo referimin e këtyre rasteve, arritja me vonesë e pacientëve në emergjencë mbesin problemet kryesore dhe paraqesin sfidat e vitit të ardhshëm për neurologjinë kosovare dhe shëndetësinë në përgjithësi.
Gëzimi kur pacienti paraqitet i paralizuar në njërën anë të trupit dhe pas 2-3 ditësh ai i njëjti është në gjendje ta përdor dorën për t’u ushqyer apo këmbën për të ecur është i papërshkrueshëm. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar që këtë përvojë të mësuar dhe të fituar në Universitetin e Stambollit jemi në gjendje ta aplikojmë tani e tutje edhe në Kosovë për të gjithë njerëzit që kanë nevojë.
Pacientja jonë, zonja J., është e para në historinë e neurologjisë kosovare që është trajtuar me Alteplazë. Ka qëlluar të jetë shqiptare nga Tirana dhe pas 3 vitesh e pret Vitin e Ri në Tiranë, pa afazi dhe pa paralizë. Njëra ndër pacientet tona të tjera, zonja A., para 2 muajsh u paraqit në emergjencë me paralizë të anës së majtë, u trajtua me Alteplazë, pas 2 orësh filloi të përmirësohej, pas 4 ditësh u lirua në shtëpi dhe para një jave udhëtoi në Amerikë për ta festuar Krishtlindjen dhe pritur Vitin e Ri! Në vitin 2019 do të hyjmë me zotërinë SH. në repart i cili para 3 ditësh nuk mund të kuptonte, të fliste dhe ta përdorte anën e djathtë të trupit, por sot ka filluar t’i rikthejë dalëngadalë këto funksione!
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
/Artikull i sponsorizuar/
https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook
https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram