string(79) "troy-deeney-reagon-pas-fyerjeve-drejtuar-phil-foden-gjate-derbit-te-mancesterit"

Futboll

Gazeta Express

07/04/2025 10:39

Troy Deeney reagon pas fyerjeve drejtuar Phil Foden gjatë derbit të Mançesterit

Futboll

Gazeta Express

07/04/2025 10:39

Ish-sulmuesi i Watfordit dha mendimin e tij për incidentin që ndodhi gjatë derbit të Mançesterit.

Troy Deeney dha një këndvështrim interesant kur u pyet se çfarë mendon për fyerjet ndaj Phil Foden gjatë derbit të Mançesterit.

Lexo Edhe:

Foden, 24 vjeç, u bë objekt i koreve fyese mrreth nënës së tij nga një pjesë e vogël e tifozëve të Manchester United gjatë barazimit 0-0 në Premier League të dielën.

Pas ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e dënoi menjëherë sjelljen e tifozëve, duke thënë:

“Mungesë klasi. Por nuk është United, janë njerëzit, e dini? Ne jemi kaq të ekspozuar në ekran në futbollin botëror – trajnerët, pronarët dhe sidomos lojtarët. Sinqerisht, nuk e kuptoj mendësinë e atyre që përfshijnë nënën e Phil, është mungesë integriteti, klase, dhe ata duhet të ndihen të turpëruar…”

Foden ende nuk e ka adresuar drejtpërdrejt çështjen, dhe nuk dihet nëse do ta bëjë. Por të hënën në mëngjes, ish-sulmuesi i Premier League, Troy Deeney, dha opinionin e tij mbi këtë çështje – dhe ai ishte i papritur.

“Fatkeqësisht, është pjesë e lojës,” tha Deeney në emisionin talkSPORT Breakfast.

“Kështu është, kam dëgjuar njerëz që thonë gjëra për fëmijët e mi, gruan time… çfarëdo që të jetë. E kuptoj pikëpamjen e Pep – është një reflektim i shoqërisë. Të gjithë jetojnë në shtëpi prej qelqi, pëlqejnë të tregojnë gishtin dhe të thonë, ‘je i pavlerë, ky apo ai’”.

“Por gjithashtu mendoj se është një derbi, njerëzit janë emocionalë… flitet për dikë, për nënën e tij, diçka që askush nuk e dëshiron. Është thjesht pjesë e futbollit”,  shtoi Deeney.

“Sipas mendimit tim, kjo është bërë një histori më e madhe sesa duhet të jetë.  Është bërë një çështje më e madhe sepse Pep e ka vënë në qendër të vëmendjes”, shpjegoi ish-kapiteni i Watfordit.

“Duke parë ndeshjen, nuk e dëgjova atë. Në Match of the Day, nuk u tha asgjë për të. Fatkeqësisht, është ana e shëmtuar e futbollit”.

“Gianfranco Zola më tha një shprehje shumë vite më parë:

‘Ne paguhemi për të mos pasur ndjenja’.”

Më pas, ish-futbollisti u pyet se si do të reagonte ai në një situatë të tillë, dhe ai shpjegoi se do ta përdorte si motivim për të shënuar gol. /GazetaExpress/