Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi sot se aleatët amerikanë duhet ta marrin përgjegjësinë e vetme për patrullimin e Ngushticës së Hormuzit nëse Shtetet e Bashkuara shkaktojnë rrëzimin e regjimit iranian, shkruan CNN.
“Pyes veten çfarë do të ndodhte nëse ne ‘do ta mbaronim’ atë që ka mbetur nga Shteti Terrorist Iranian dhe do t’i lëmë vendet që e përdorin atë, ne nuk e përdorim, të jenë përgjegjëse për të ashtuquajturën ‘Ngushticë’?”, shkroi presidenti në Truth Social.
“Kjo do t’i vinte në lëvizje disa nga ‘Aleatët’ tanë jo-reagues, dhe shpejt!!!” vazhdoi ai.
Trump ka kritikuar vendet europiane pasi ato refuzuan kërkesat e tij për të dërguar anije luftarake për t’i shoqëruar cisternat e naftës përmes ngushticës.
Shumë liderë thanë se mund të jenë të gatshëm t’i bashkohen një koalicioni për ta patrulluar këtë rrugë ujore të kontestuar pasi të përfundojnë armiqësitë aktive.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...