Presidenti amerikan Donald Trump u takua dje në Zyrën Ovale me një grup veteranësh të plagosur amerikanë, ku nënshkroi një sërë rregulloresh të reja, duke përfshirë nisma në fushën e arsimit.
Gjatë takimit, Trump theksoi rëndësinë e veteranëve për shoqërinë amerikane, duke i quajtur ata “grupi më i rëndësishëm i njerëzve në këtë dhomë” dhe duke premtuar se “do të kujdeseshin vërtet për ta”.
Trump falënderoi veteranët dhe familjet e tyre për sakrificën e tyre, duke theksuar se gjatë mandatit të tij të parë ai vizitonte shpesh ushtarët e plagosur në spitale.
Duke folur me veteranët që humbën këmbët, Trump bëri edhe një gafë.
“Pra ju djema u goditët? Shumë mirë. Ju u goditën. E mahnitshme, e mahnitshme”, iu drejtua ai veteranëve.
Trump to wounded soldiers: "So you guys got hit, huh? Pretty good. You got hit. Amazing." pic.twitter.com/e1UK0G0G5a
— Aaron Rupar (@atrupar) April 23, 2025