Presidenti i SHBA, Donald Trump, i ofroi mbështetjen e tij të plotë për lideren franceze të ekstremit të djathtë. Marine Le Pen.
Në një postim në Truth Social, ai akuzoi majtistët europianë se po censurojnë kundërshtarin e tyre politik.
“Gjuetia e shtrigave kundër Marine Le Pen është një shembull tjetër i të majtëve europianë që përdorin Lawfare (abuzim me ligjin) për të heshtur fjalën e lirë dhe për të censuruar kundërshtarin e tyre politik, këtë herë duke shkuar aq larg sa ta fusin atë kundërshtar në burg”.
“Nuk e njoh Marine Le Pen, por e vlerësoj sa shumë ka punuar për kaq shumë vite. Ajo pësoi humbje, por vazhdoi të ecë, dhe tani, pak para asaj që dukej se do të ishte një Fitore e Madhe, ata e ngarkojnë atë me një akuzë të vogël për të cilën ajo ndoshta nuk dinte asgjë – Më tingëllon si një gabim “kontabël”. Gjithçka është shumë e keqe për Francën dhe popullin e madh francez, pavarësisht se në cilën anë janë. LIRONE MARINE LE PEN!”, shkroi Trump.
Marine Le Pen u shpall fajtore këtë javë për përvetësimin e fondeve të Parlamentit Europian përmes një mashtrimi të vendeve të punës të rreme në një shkallë dhe kohëzgjatje të paprecedentë.
Marine Le Pen nuk është në burg dhe gjykata e kishte bërë të qartë se nuk kishte të bënte me “gabim kontabël”, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.