Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë në një intervistë për revistën Time se Krimeja “do të mbetet me Rusinë” si pjesë e negociatave të paqes me Ukrainën.
Trump akuzoi presidentin ukrainas Zelenskyy të mërkurën për zgjatjen e “fushëbetejës” duke refuzuar të dorëzojë gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme. Rusia e aneksoi ilegalisht atë rajon në vitin 2014.
Zelenskyy ka përsëritur shumë herë gjatë luftës se njohja e territorit të pushtuar si rus është një vijë e kuqe për vendin e tij.
Në intervistën e tij për TIME, Trump fajësoi Kievin për fillimin e luftës. “Unë mendoj se ajo që shkaktoi fillimin e luftës ishte kur ata filluan të flisnin për anëtarësimin në NATO,” thotë Presidenti. Paqja e negociuar që ai po ndjek do t’i japë Vladimir Putinit rreth 20% të territorit ukrainas. “Krimeja do të mbetet me Rusinë”, tha Trump.
Nuk ka pasë asnjë reagim për këtë deklaratë të Trump nga presidenti ukrainas./Express/