string(112) "trump-njofton-personalisht-se-e-ka-perzgjedhur-njeriun-qe-do-te-jete-ambasador-i-shba-ne-serbi-ka-origjine-serbe"

Trump njofton personalisht se e ka përzgjedhur njeriun që do të jetë Ambasador i SHBA në Serbi – ka origjinë serbe

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 22:07

Politikani amerikan, anëtar i Partisë Republikane, Mark Brnovich, i cili është me origjinë serbe, pritet të jetë ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka deklaruar vetë presidenti i SHBA-ve, Donal Trump, përmes një postimi në faqen e tij në rrjete sociale.

Lexo Edhe:

Trump, ka bërë të ditur se Brnovich është veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë, dhe se i njëjti, më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Madh të Arizonës.

Presidenti amerikan ka uruar Brnovich për detyrën e re, dhe ka deklaruar se ky i fundit, do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën.

‘‘Kam kënaqësinë të njoftoj se Mark Brnovich do të jetë ambasadori ynë i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Mark është një veteran krenar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Madh të Arizonës. Si bir i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë një avokat i fortë për Lirinë dhe gjithmonë do të vendosë AMERIKËN TË PARË. Urime Mark!’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress