string(113) "trump-perjashton-nga-tarifat-telefonat-dhe-pajisjet-tjera-do-te-kishin-ndikim-tek-apple-qe-prodhon-iphone-ne-kine"

Trump përjashton nga tarifat telefonat dhe pajisjet tjera, do të kishin ndikim tek Apple që prodhon iPhone në Kinë

Lajme

Gazeta Express

12/04/2025 16:19

Pajisjet elektronike të importuara në Shtetet e Bashkuara do të përjashtohen nga tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump, sipas një njoftimi për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së të postuar të premten, shkruan CNN, transmeton Express.

Telefonat inteligjentë, monitorët e kompjuterit dhe pjesët e ndryshme elektronike janë ndër produktet e përjashtuara. Përjashtimi zbatohet për produktet që hyjnë në Shtetet e Bashkuara ose hiqen nga magazinat që më 5 prill, sipas njoftimit.

Lexo Edhe:

Masa vjen pasi administrata Trump vendosi një tarifë minimale prej 145% për mallrat kineze të importuara në Shtetet e Bashkuara. Tarifat do të kishin një ndikim të madh në gjigantët e teknologjisë si Apple, të cilët prodhojnë iPhone dhe produkte të tjera në Kinë.