Donald Trump ka publikuar emrat e personave që po përfliten për t’u bërë zgjedhja e tij e re për ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, pas tërheqjes së nominimit të republikanes Elise Stefanik për shkak të një mazhorance të ngushtë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve.
Presidenti përmendi David Friedman, i cili ishte ambasadori i SHBA në Izrael gjatë administratës së parë të Trump dhe Richard Grenell, një person i besuar prej kohësh, i cili tashmë ka shërbyer në pozicione të shumta në administratë, duke përfshirë të dërguarin special të Trump për misionet dhe drejtorin ekzekutiv të përkohshëm të Qendrës Kennedy.
“Dhe shumë të tjerë, 30 njerëz të tjerë. Kemi shumë njerëz të interesuar për të shkuar në Kombet e Bashkuara, siç mund ta imagjinoni,” tha Trump.