string(99) "trump-shtete-nga-e-gjithe-bota-po-na-kontaktojne-per-negociata-bisedova-me-kryeministrin-e-japonise"

Trump: Shtete nga e gjithë bota po na kontaktojnë për negociata, bisedova me kryeministrin e Japonisë

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 16:02

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka konfirmuar se ka folur me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba për tarifat, raporton The Guardian.

Duke postuar në Truth Social, Trump shkroi:

Lexo Edhe:

“Shtete nga e gjithë bota po flasin me ne. Po vendosen kushte të ashpra, por të drejta. Fola me Kryeministrin japonez këtë mëngjes. Ai po e dërgon një ekip të lartë për të negociuar!”.

“Ata e kanë trajtuar SHBA-në shumë keq në Tregti. Ata nuk i marrin automjetet tona, por ne marrim MILIONA të tyrat. Po ashtu edhe në Bujqësi, dhe shumë ‘gjëra’ të tjera. Gjithçka duhet të ndryshojë, por veçanërisht me KINËN!!!”.

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba tha se i ka thënë presidentit amerikan Donald Trump, në një bisedë telefonike, se politikat e tij tarifore janë jashtëzakonisht zhgënjyese dhe e ka nxitur që të rimendojë.

Ishiba u tha gazetarëve në Tokio:

“I kam thënë Presidentit se Japonia ka qenë investitori më i madh në Shtetet e Bashkuara për pesë vjet me radhë dhe politikat tarifore mund të dëmtojnë aftësinë e kompanive tona japoneze për të investuar”.

Ishiba tha gjithashtu se ai është pajtuar me Trump për ta vazhduar një dialog konstruktiv mbi këtë çështje.