string(96) "trupi-i-papa-francesku-do-te-zhvendoset-ne-baziliken-e-shen-pjetrit-besimtaret-mblidhen-ne-shesh"

Trupi i Papa Françesku do të zhvendoset në bazilikën e Shën Pjetrit, besimtarët mblidhen në shesh

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 8:41

Trupi i Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare, do të transferohet mëngjesin e sotëm nga Casa Santa Marta në Bazilikën e Shën Pjetrit që besimtarët të bëjnë homazhe.

Tre ditë lutje për të lejuar të gjithë ata që dëshirojnë t’i bëjnë nderimet e fundit Papatit argjentinas.

Lexo Edhe:

Varrimi do të bëhet të shtunën në mëngjes në orën 10:00, në prani liderëve botërorë nga Trump te Zelensky, nga von der Leyen te Starmer.

Në kapelën e Casa Santa Marta të martën, trupi i Papës u vizitua nga kardinalë, punonjës të Vatikanit dhe personalitete si Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.

Qeveria ka shpallur pesë ditë zie kombëtare nga e marta deri të shtunën.

Kardinali Kevin Farrell do të drejtojë një lutje përpara se trupi i Papa Françeskut të zhvendoset.

Pas ceremonisë së transferimit, publiku do të mund të bëjnë nderimet e tyre në ditët para varrimit.

Bazilika do të jetë e hapur në oraret e mëposhtme:

  • E mërkurë 23 Prill – nga ora 11:00 deri në 24:00
  • E enjte 24 Prill – nga ora 07:00 deri në 24:00
  • E Premte 25 Prill – nga ora 07:00 deri në 19:00