Tsitsipas e eliminon Nadalin nga Australian Open me rikthim dramatik - Gazeta Express
string(68) "tsitsipas-e-eliminon-nadalin-nga-australian-open-me-rikthim-dramatik"

Sporte tjera

Gazeta Express

17/02/2021 15:01

Tsitsipas e eliminon Nadalin nga Australian Open me rikthim dramatik

Sporte tjera

Gazeta Express

17/02/2021 15:01

Shpresat e Rafael Nadalit për ta fituar titullin e 21-të rekord grand slam u shuan plotësisht të mërkurën, pasi tenisti grek Stefanos Tsitsipas e mundi spanjollin në një çerekfinale dramatike edhe pse ishte buzë disfatës.

Tsitsipas e tronditi Nadalin duke e mundur 3:2 në sete, edhe pse po humbiste 2:0, 3-6 2-6 7-6 (7-4) 6-4 7-5 në Melbourne, raporton Gazeta Express.

22-vjeçari nga Greqia nuk po iu besonte syve të vet pasi e fitoi pikën që ia siguroi triumfin pas tentimit të tretë.

Tsitsipas do të përballet me rusin Daniil Medvedev në gjysmëfinalen e së premtes.

“Kam mbetur pa fjalë, nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë që sapo ndodhi në fushë”, tha Tsitsipas pas meçit.

“Tenisi im flet vetë. Është ndjesi e jashtëzakonshme të luftoj në këtë nivel dhe të lë gjithçka në fushë.

Nadal po synonte ta kalonte Roger Federerin me tituj grand slam, pas të dy kanë nga 20 sosh.

Por spanjollit do t’i duhet të presë deri në grand slamin e radhës, terrenin e parapëlqyer të tij French Open, për të tentuar sërish. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement