Federata e Boksit e Kosovës është duke i bërë të gjitha përgatitjet për organizimin sa më të mirë të turneut tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ky turne memorial do të mbahet për herë të 25-të me radhë, ndërsa kësaj here do të zbarkojë në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.

Siç njofton shtëpia e boksit kosovar, ky turne gjigant do të nderohet nga boksierë pjesëmarrës të shteteve si Bullgaria, Polonia, Suedia, Austria, Zvicra, Sllovakia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut dhe natyrisht, ata nga Kosova.

Turneu “Adem Jashari” do të mbahet më 4 e 5 nëntor.
Të shtunën e datës 4 do të mbahet gjysmëfinalja nga ora 16:00, kurse të dielën e datës 5 do të luhen meçet finale nga ora 12:00. /Gazeta Express/
