Alea Rada e Prizrenit D&G ka fituar në garën e tretë të kampionatit të sivjetmë në disiplinën karting sllallom.
Është kjo fitorja e saj e dytë në tri garat e deritashme, duke dëshmuar se është kandidatja më serioze për t’u renditur e para edhe në plasmanin e përgjithshëm në fund të kampionatit.

Në pozitën e dytë u rendit Zana Pirku, po ashtu e Prizrenit D&G, ndërsa podiumi u plotësua me Rubina Krasniqin e Eurogoma RT.
Në plasmanin ekipor, pozita e parë i takoi Prizrenit D&G, pasuar nga Eurogoma RT, Prishtina RT e DTM.
Rezultatet:
Klasa 1
1. Rea Kabashi (DTM)
Klasa 2
1. Alea Rada (Prizreni D&G)
2. Zana Pirku (Prizreni D&G)
3. Rubina Krasniqi (Eurogoma RT)
4. Nida Pacolli (Prishtina RT)
Plasmani gjeneral:
1. Alea Rada (Prizreni D&G)
2. Zana Pirku (Prizreni D&G)
3. Rubina Krasniqi (Eurogoma RT)
Plasmani ekipor:
1. Prizreni D&G
2. Eurogoma RT
3. Prishtina RT
4. DTM

Ndërkohë, Rion Tytynxhiu vazhdon të dëshmojë se është e ardhmja e automobilizmit kosovar.
Pas paraqitjes shumë të mirë që e pati në Itali, ai është kthyer me fitore në kampionatin vendor, duke dalë i pari në garën e tretë në karting sllallom, që njëherësh është fitorja e dytë nga gjithsej tri garat që janë mbajtur deri tani.
Në pozitën e dytë u rendit Anid Kabashi i DTM, derisa pozita e tretë i takoi Olti Demollit të Prishtina RT.
Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Prizreni D&G, para DTM, Prishtina RT, AK Ferizaj e Eurogoma RT.
Rezultatet:
Klasa 1
1. Mal Kaquri (Eurogoma RT)
2. Blin Shala (Prizreni D&G)
Klasa 2
1. Rion Tytynxhiu (Prizreni D&G)
Klasa 3
1. Anid Kabashi (DTM)
2. Loris Rexhepi (AK Ferizaj)
3. Varis Hoti (Prizreni D&G)
4. Gëzim Hoti (Prizreni D&G)
5. Elion Demolli (Prishtina RT)
Klasa 4
1. Olti Demolli (Prishtina RT)
Plasmani gjeneral:
1. Rion Tytynxhiu (Prizreni D&G)
2. Anid Kabashi (DTM)
3. Olti Demolli (Prishtina RT)
Plasmani ekipor:
1. Prizreni D&G
2. DTM
3. Prishtina RT
4. AK Ferizaj
5. Prishtina RT

Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...