Policia e Shkodrës ka arrestuar Mikelian Toman, 32 vjeç, dhe David Simonin, 34 vjeç, pasi dyshohet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër.
Motoçiketa e tyre u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”, në të cilën po lëviznin 2 persona me skafandra. Policia i ka bërë shenjë të ndalojë, por të rinjtë janë larguar me shpejtësi.
Policia i është vënë pas nëpër rrugica dhe për 20 minuta ndjekje janë kapur pranë “Varrezave të Dëshmorëve”. Nga verifikimi i bluve rezultoi se targa e mjetit ishte e vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar.
Pavarësisht se dyshimet e grupit hetimor janë se dy të rinjtë ishin nisur për të vendosur tritol, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga policia, lënda plasëse nuk është gjetur.