Policia e Shtetit shqiptar, ka njoftuar se në pikën kufitare në Morinë, është arrestuar një shtetas i Kosovës, i cili ka tentuar të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri.
Në njoftim bëhet e ditur edhe se, sasia e lëndës narkotike është sekuestruar, së bashku me automjetin që e ka drejtuar i arrestuari.
‘’ Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren. Gjatë kontrollit fizik të kryer në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa’’, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell Gazeta Express.
Njoftimi:
PKK Morinë/Arrestohet një shtetas kosovar që tentoi të trafikonte lëndë narkotike, në Shqipëri.
Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe automjeti që drejtonte i arrestuari.
Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, goditën një tjetër rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, në Shqipëri.
Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren.
Gjatë kontrollit fizik të kryer në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...