string(94) "u-kap-me-5-mln-leke-ne-makine-ne-maqellare-juristi-i-bashkise-i-mora-borxh-per-arsye-familjare"

Shqiperi

Gazeta Express

23/04/2021 11:52

U kap me 5 mln lekë në makinë në Maqellarë, juristi i Bashkisë: I mora borxh për arsye familjare

Shqiperi

Gazeta Express

23/04/2021 11:52

U kap ditën e djeshme me një shumë parash në makinë në Maqellarë, zbardhet dëshmia në polici e Denis Gjolit.

‘BalkanWeb’  ka siguruar rrëfimin e juristit të Bashkisë Bulqizë, i cili ka mohuar se paratë i kishte për blerje votash. Ai ka pohuar se shumën e parave prej 5 milionë lekëve ia kishte dhënë hua një i afërm nga Durrësi për arsye familjare.

Lexo Edhe:

Sipas burimeve brenda policisë së Dibrës, deklarimet e Gjolit përputhen me ato të personit të deklaruar nga ana e tij nga Durrësi.

Kujtojmë se dje në Maqellarë u bllokua një mjet nga PD dhe më pas policia vërtetoi se brenda saj kishte 5 milionë lekë. Sipas PD-së, këto para po përdoreshin për blerje të votave. Policia ndaloi disa persona, ndërsa aktualisht në komisariat qëndron juristi dhe një tjetër.