Sonte është zhvilluar finalja e “Big Brother VIP Albania 4”, ku pas një periudhe të gjatë dhe emocionuese, fitues u shpall Gjesti. Ai arriti të triumfojë duke lënë pas Rozana Radin, e cila përfundoi e dyta, dhe konkurrentët e tjerë Egli Tako dhe Laert Vasili.
Egli Tako zuri vendin e katërt, ndërsa Laert Vasili u rendit i treti. Fitorja e Gjestit vjen pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë, ku ai ka kaluar shumë sfida dhe ka fituar zemrat e publikut përmes qëndrimit të tij autentik dhe natyrës së tij të sinqertë.
Gjesti tashmë është shpallur fitues i këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, duke e kurorëzuar një eksperiencë të paharrueshme për të dhe për fansat e tij./Express
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...