U mbajt koncerti i veçantë ‘Unison’ në Kino Armata - Gazeta Express
string(48) "u-mbajt-koncerti-i-vecante-unison-ne-kino-armata"

Arte

Gazeta Express

26/06/2024 14:53

U mbajt koncerti i veçantë ‘Unison’ në Kino Armata

Arte

Gazeta Express

26/06/2024 14:53

Mbrëmë në Kino Armata në Prishtinë u mbajt një koncert i veçantë, që përmbylli projektin e organizatës “Zë”.

Në koncertin “Unison” performuan Urani, Ylli dhe Elioni, përfitues nga shërbimet e muzikë terapisë në kuadër të Programit të Fuqizimit në organizatë.

Lexo Edhe:

Në skenë së bashku me performuesit u ngjit edhe Hektor Gjurgjiali nga Grupi 403, i cili performoi këngën “Përralla” së bashku me fëmijët dhe adoleshentët.

Në fund të koncertit, u ekspozua edhe punimi final nga shërbimet e art terapisë, i ndërtuar nga 19 mini-punime të përbashkëta, të punuara nga 9 fëmijë pa përkujdesje prindërore.

Ky punim do të vendoset në ankand muajt në vijim dhe të gjitha mjetet e mbledhura nga shitja e punimit do të shkojnë për shërbimet e muzikë dhe art terapisë në të ardhmen.

/Express