string(61) "u-pane-ne-nje-video-duke-shtene-me-arme-arrestohen-dy-persona"

U panë në një video duke shtënë me armë – Arrestohen dy persona

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 15:58

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje.

Nga PK-ja, është njoftuar se të arrestuarit janë parë në një video incizim duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Lexo Edhe:

Po ashtu, policia ka njoftuar se nga të dyshuarit është sekuestruar arma e llojit pushkë automatike.

Komunikata:

Arrestohen dy persona të dyshuar për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje 

Hetuesit e Stacionit Policor  Jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zhvilluara kanë arrestuar dy persona të dyshuar  pasi që të njëjtit  me datën 22.04.2025, ishin parë  në një video –incizim  duke  shtënë me një armë zjarri në ajër.

Nga  personat e dyshuar  në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit  pushkë automatike  e cila dyshohet se ishte përdorur nga të dyshuarit.

Pas intervistimit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Përdorim i armës” dhe Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve’,  ndërsa me aktvendim të prokurorit   dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin  e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.