string(87) "u-plagos-me-thike-nga-bashkeshorti-ndahet-nga-jeta-pas-rreth-1-muaji-marjola-myrtollari"

U plagos me thikë nga bashkëshorti, ndahet nga jeta pas rreth 1 muaji Marjola Myrtollari

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2023 8:19

Ka ndërruar jetë Marjola Myrtollari, e cila u plagos në datën 4 qershor, nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari.

Ndërkohë Marjola prej gati 1 muaji ndodhej në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, ku gjasat për rikthim ishin të pakta për shkak të plagëve të shumta te marra si pasojë e goditjes me thikë disa herë në trup.

Lexo Edhe:

Edhe pse mjekët kryen disa ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk mundi të fitonte betejën me jetën. Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth 1 muaj më parë në Korçë ku Aleko Myrtollari goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Vetëm 2 ditë më pas ai u vetëdorëzua. Në gjykatë ai deklaroi se aktin e kreu pas konfliktit me bashkëshorten që kish nisur për shkaqe xhelozie.

/Gazeta Express