U promovua libri i ish-boksierit, Elvir Muriqi - Gazeta Express
string(45) "u-promovua-libri-i-ish-boksierit-elvir-muriqi"

Sport

Gazeta Express

10/06/2023 12:02

U promovua libri i ish-boksierit, Elvir Muriqi

Sport

Gazeta Express

10/06/2023 12:02

Ish-boksieri i njohur, Elvir Muriqi, ka nxjerrë në shitje librin e tij – “People’s Champ”, i shkruar nga Artan Verbica.

Një monografi e pasur me rrëfim e fotografi të shtegtimit personal e profesional të djaloshit pejan që bëri karrierë në boksin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Libri u promovua të premten në Prishtinë. Muriqi ka bërë të ditur se të interesuarit mund ta gjejnë atë në Panairin e Librit në Prishtinë.

44-vjeçari ka 47 paraqitje gjatë karrierës së tij si boksier, me bilanc prej 40 fitoreve, 24 me nok-aut, dhe shtatë humbjeve.

Elvir Muriqi do të mbahet mend si një prej boksierëve që më shumë se gjysmën e meçeve i ka të fituara me nok-aut. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement