string(82) "shperthim-tek-zyrat-e-reja-te-postes-se-kosoves-ne-zvecan-deklarohet-policia-pamje"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 7:00

Shpërthim tek zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, deklarohet policia (Pamje)

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 7:00

Një shpërthim dyshohet se ka ndodhur pas mesnate te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, duke shkaktuar dëme materiale.

“Sipas informacioneve tona të para një detonim ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, thyerje xhamash por nuk ka të lënduar”, ka deklaruar shkurt Elshani.

Ai shtoi se njësitet përkatëse të policisë janë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për rastin.

Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, policia ka rrethuar zonën dhe po mbledhin prova për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe autorët e mundshëm.