string(94) "u-ekstradua-nga-britania-gjkko-le-ne-burg-edison-mucekun-i-akuzuar-per-vrasjen-e-hamza-terziut"

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2025 13:53

U ekstradua nga Britania, GJKKO lë në burg Edison Muçekun, i akuzuar për vrasjen e Hamza Terziut

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2025 13:53

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lënë në burg Edison Muçekun, i cili u ekstradua në Shqipëri nga Britania e Madhe pak ditë më parë. Muçeku akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, një hetim i iniciuar nga SPAK, lidhur me tentativën për vrasjen e Hamza Terziut në Bulqizë më 21 maj 2020.

Edison Muçeku është shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e operacionit “Revanshi”, i zhvilluar në maj 2024. Gjatë seancës gjyqësore, Muçeku ka mohuar akuzat, duke insistuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën po akuzohet. Avokati i tij ka kundërshtuar provat e përdorura, duke argumentuar se ato janë të paligjshme, veçanërisht ato që lidhen me përdorimin e teknologjisë Sky ECC.Muçeku dyshohet si një nga ‘ushtarët’ e bandës së drejtuar nga Viktor Xheçuka (Tori), i cili është akuzuar për vrasje me pagesë. Po ashtu, ai është pjesë e organizatës që ka pasur lidhje me Ervis Martinaj, të cilin SPAK e akuzon si ‘mbret të kumarit’, dhe i zhdukur prej 8 gushtit 2022. Sipas përgjimeve të Sky ECC, Muçeku është porositur për tentativën e vrasjes së Durim Bamit më 4 Nëntor 2020.

Lexo Edhe: