string(72) "u-shoqerua-ne-polici-mbreme-pasi-goditi-me-shuplake-gjestin-lirohet-jozi"

U shoqërua në Polici mbrëmë pasi goditi me shuplakë Gjestin, lirohet Jozi

Rozë

Gazeta Express

13/04/2025 11:20

Pas incidentit të rëndë që u shënua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku gjatë transmetimit live të spektaklit të Big Brother Jozi goditi Gjestin, Top Channel menjëherë lajmëroi policinë për ngjarjen në fjalë.

Shërbimet e policisë shoqëruan në komisariat Jozefin Markun, i cili u mor në pyetje lidhur me ngjarjen në fjalë dhe u la i lirë rreth orës 05.00 të mëngjesit.

Lexo Edhe:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K”.