Mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez, ka reaguar ashpër ndaj komenteve tallëse të Paul Scholes dhe Nicky Butt, të cilët kishin ironizuar përmasat e tij para derbit të Mançesterit, duke sugjeruar se Erling Haaland do ta “merrte dhe do ta fuste në portë”.
Dyshja kishte bërë shaka në një podcast, por Martinez iu përgjigj në fushë, duke qenë vendimtar në fitoren 2-0 të United ndaj Manchester City, ku Haaland u neutralizua plotësisht dhe u zëvendësua në minutën e 80-të.
Pas ndeshjes, argjentinasi kritikoi ish-lojtarët e United, duke theksuar se ata nuk do t’i thoshin kurrë ato fjalë ballë për ballë. “Ai mund të thotë çfarë të dojë. I kam thënë tashmë, nëse dëshiron të më thotë diçka, le të vijë tek unë, në shtëpi apo kudo. Nuk më intereson,” u shpreh Martinez, duke shtuar se fjalët në televizion janë të lehta, por përballja direkte është tjetër gjë.
Martinez theksoi se nuk ndikohet nga kritikat dhe se fokusi i tij mbetet vetëm te paraqitja në fushë dhe te skuadra. Ai shtoi se motivimi i tij i vetëm është familja.
Mbrojtësi 28-vjeçar vlerësoi gjithashtu ndikimin e Michael Carrick, i cili drejtoi ekipin vetëm tre ditë pas marrjes së detyrës, duke sjellë një mentalitet të ri dhe energji pozitive në skuadër. Sipas Martinezit, Carrick e kupton thellë ADN-në e klubit dhe këtë gjë e transmetoi menjëherë te lojtarët.
United fitoi falë golave të Bryan Mbeumo dhe Patrick Dorgu, ndërsa disa gola të tjerë u anuluan për pozicion jashtë loje. Martinez, i rikthyer pas një dëmtimi të gjatë në gju, formoi për herë të parë pas gati një viti një dyshe mbrojtëse me Harry Maguire, duke kontribuar në një paraqitje solide të gjithë ekipit. /GazetaExpress
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...