string(63) "u-tha-se-do-te-largohet-megjithate-alonso-mbetet-te-leverkuseni"

Sport

Gazeta Express

29/03/2025 12:45

U tha se do të largohet, megjithatë Alonso mbetet te Leverkuseni

Sport

Gazeta Express

29/03/2025 12:45

Ka pasur spekulime të shumta rreth të ardhmes së trajnerit Xabi Alonso te Bayer Leverkuseni. Por, drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Simon Rolfes, nuk është i shqetësuar.

Ai ka thënë se Alonso do të mbetet në krye të skuadrës gjermane.

Lexo Edhe:

“Jo, ai do të qëndrojë. Nuk ka asgjë tjetër. Ai ka thënë se nuk ka asgjë. Alonso ka kontratë me ne”, ka thënë Rolfes pas fitores 3:1 të Leverkusenit ndaj Bochumit të premten mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesligës.

Spanjolli Alonso është trajner i Leverkusenit prej tetorit të vitit 2022, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2026.

Për të është folur shumë se mund t’i bashkohet Real Madridit në verë, si zëvendësues i Carlo Ancelottit.

“Jemi në bisedime për këtë edicion dhe të ardhshmin, ashtu siç është planifikuar. Kjo është situata”, ka theksuar Rolfes.

Alonso si trajner i Leverkusenit e ka fituar Bundesligën gjermane, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën gjermane.

U mposht thellë në finale të Ligës së Evropës nga Atalanta.