string(67) "u-zgjodh-lojtari-i-ndeshjes-futbollisti-mori-si-shperblim-nje-qengj"

U zgjodh lojtari i ndeshjes, futbollisti mori si shpërblim një qengj

Sport

Gazeta Express

22/04/2025 20:37

Në elitën e futbollit norvegjez, Fotland Bryne u rikthye këtë sezon pas 22 vitesh mungesë.

Bryne FK mori një fitore të madhe në xhiron e tretë të Eliteserien, duke e mposhtur 3-1 Haugesund.

Lexo Edhe:

Axel Kryger shënoi gol në minutën e katërt të ndeshjes nga pika e bardhë, dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes.

Për këtë, ai u shpërblye me një çmim goxha të veçantë.

22-vjeçari pranoi një qengj si çmim për performancën e tij në këtë përballje.

Bryne FK është i njohur për dhënien e çmimeve të tilla, pasi para pak ditësh i kishte dhënë një futbollisti të saj disa pako me vezë./GazetaExpress/