UEFA ka njoftuar se do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të Papa Françeskut para të gjitha gjysmëfinaleve të kompeticioneve të klubeve që do të zhvillohen javën e ardhshme, ndërsa futbolli europian nderon atë që organizata e përshkruan si një “dritë shprese për gjithë njerëzimin.”
Ky moment reflektimi do të zhvillohet para ndeshjeve të para të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve për meshkuj, të planifikuara nga 29 prilli deri më 1 maj, dhe gjithashtu do të mbahet para ndeshjeve të kësaj jave në Youth League, UEFA Ëomen’s Champions League, Europa League dhe Conference League.
Lista e ndeshjeve që përfshihen përfshin përballjet e Inter dhe Fiorentinës në transfertë ndaj Barcelonës dhe Betis Sevillës, përkatësisht.
Ky vendim vjen pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut ditën e hënë, duke shkaktuar homazhe të thella nga liderë në mbarë botën – përfshirë edhe presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili e vlerësoi trashëgiminë e Papa Françeskut në një deklaratë zyrtare.
“Papa Françesku ishte një dritë shprese për gjithë njerëzimin në këto kohë lufte dhe vështirësish,” tha Ceferin.
“Një njerëzim që tani do të mbetet jetim pa atë zë – të palodhur dhe të fuqishëm – që gjithmonë ngrihej në mbrojtje të të varfërve, të përulurve dhe të pambrojturve, për të kërkuar respekt, pranueshmëri dhe barazi, si dhe për të lutur për paqen, që gjithmonë dukej e largët, por gjithnjë e dëshiruar nga zemra e botës.”
Një minutë heshtje është mbajtur gjithashtu para të gjitha ndeshjeve të Serie A dhe Coppa Italia të zhvilluara këtë javë. Për më tepër, ndeshjet që fillimisht ishin planifikuar për ditën e shtunë janë shtyrë, për të siguruar që asnjë ndeshje profesionale të mos luhet në ditën e varrimit të Papa Françeskut, që do të mbahet të shtunën në mëngjes në Romë./GazetaExpress/