Nexhat Uglanin, Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, ka reaguar kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar të padrejtë mos përfshirjen e komunave veriore në këtë proces.
Uglanin ka theksuar se mos shtrenjtimi I tarifave në veri është një hap i gabuar, pasi ai beson se komunat veriore duhet të jenë të barabarta me pjesën tjetër të Kosovës në lidhje me sistemin energjetik.
‘’Mos rritja e tarifës për komunat veriore është gabim shumë i madh, sepse ne duhet të jemi në sistem të Republikës së Kosovës baraz me qytetarët tjerë. Ne si kuvend komunal nuk kemi biseduar me Elektroserverin, mirëpo ata kanë dalur me një njoftim përmes mediave që pjesët veriore nuk I përfshin ngritja e tarifës së rrymës’’, deklaroi Uglanin. /Frontonline
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...