Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a. ndanë 5000 euro për të prekurit nga termeti në Republikën e Shqipërisë dhe njëkohësisht ofron asistencë me ekipe mobile profesionale, për ujësjellësin e Durrësit.
Me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a. dhe me aprovim nga Drejtorët e Bordit të kompanisë u ndanë mjete financiare në shumën prej 5000 euro, ndihmë financiare për të prekurit nga termeti shkatërrues që ndodhi ditë më parë në Republikën e Shqipërisë.
Në të njejtën kohë, kryeshefi ekzekutiv Abdullahu ka ofruar asistencë teknike me ekipe mobile profesionale, në raste të intervenimeve në rrjet për ujësjellësin e Durrësit.
Bordi i drejtorëve , kryeshefi ekzekutiv dhe të punësuarit e kësaj kompanie shprehin ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që përjetuan këtë fatkeqësi natyrore.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...