Ujkani tregon portierin që inspirohej nga ai, bën me dije edhe raportin me të - Gazeta Express
string(76) "ujkani-tregon-portierin-qe-inspirohej-nga-ai-ben-me-dije-edhe-raportin-me-te"

Sport

Gazeta Express

14/07/2024 0:13

Ujkani tregon portierin që inspirohej nga ai, bën me dije edhe raportin me të

Sport

Gazeta Express

14/07/2024 0:13

Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.

Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Samir Ujkani dhe Bleron Ajeti.

Zëvendësdrejtori i kombëtares së Kosovës, dhe ish-portieri i shumë skuadrave në Belgjikë e Itali, Samir Ujkani ka treguar se kë e preferon si portier, por edhe nga e gjente inspirimin.

“Inspirimi im gjithmonë ka qenë Gianluigi Buffon, e kam parë live, kam luajtur ndaj tij, kam folur edhe me të, ka qenë një njeri shumë i mirë, e shumë herë edhe më ka këshilluar”, tha ai.

“Por, për momentin, portieri më në formë e më i miri në botë është Jan Oblak”, shtoi Ujkani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement