Ukraina është e gatshme të negociojë, por jo të dorëzohet, tha të mërkurën zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko, teksa dolën detaje në raportet e mediave për një propozim të SHBA-së për një marrëveshje që do të bënte që Ukraina të heqë dorë nga pothuajse të gjithë territorin e pushtuar aktualisht nga Rusia.
““Nuk do të ketë asnjë marrëveshje që i jep Rusisë themelet më të forta që i nevojiten për t’u rigrupuar dhe për t’u kthyer me dhunë më të madhe,” shkroi Svyrydenko në X.
“Një armëpushim i plotë – në tokë, në ajër dhe në det – është hapi i parë i domosdoshëm”, tha ajo, duke shtuar se nëse Moska në vend të kësaj do të zgjidhte një pauzë të kufizuar, Kievi do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express.