string(80) "unikkatil-vjen-me-nje-postim-te-ndjere-pas-vdekjes-se-papritur-te-vellait-te-tij"

Yjet

Gazeta Express

04/03/2025 19:02

UniKKatil  vjen me një postim të ndjerë pas vdekjes së papritur të vëllait të tij

Yjet

Gazeta Express

04/03/2025 19:02

Një ndër reperët më të mirë në histori të repit shqiptar, Viktor Palokaj, ka bërë një postim në rrjetet sociale pasi që vëllai i tij ndërroi jetë para dy dite në rrethana që ende nuk janë sqaruar

UniKKatil do të mbahet mend gjatë për repin dhe lirikat e tij, por pas tij si hije gjatë gjithë karrierës së tij ka qëndruar vëllai i tij – Mentori – i cili u gjend i vdekur mbrëmjen e së dielës.

Lexo Edhe:

Pas katër dite, Viktor Palokaj – i njohur me emrin e skenës UniKKatil – ka bërë një reagim për vdekjen e vëllait duke folur për disa mesazhe që ata kanë shkëmbyer kohëve të fundit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, shoqëruar me disa foto krah vëllait në etapa të ndryshme të jetës, ai teksa njofton për varrimin, ka ndarë dhimbjen dhe të fundit momente me të.

“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa 💔💔💔!! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit”, është shprehur ai mes tjerash.

Reagimi i Unikkatil duhet thënë se hap dimensione të reja mbi pikëpyetjet e vdekjes së Mentorit.

Përkundër se u raportua që ka vdekur befas në banesë ku siç kuptuan burime, u gjet nga shoku i ngushtë, ai ka pasur mundësi të çojë amanetin e fundit për të mos i treguar Unikkatilit nga frika e aksidentit. /GazetaExpress/