Manchester United ka pësuar humbje të thellë me rezultat 4-1 në udhëtim ndaj Neëcastle United në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit anglez.
Neëcastle kaloi në epërsi në minutën e 24-të kur Alexander Isak dhuroi një passim tek Sandro Tonali i cili realizoi për rezultatin 1-0.
Reagimi i mysafirëve erdhi në minutën e 37-të kur Alejandro Garnacho shënoi për të barazuar shifrat në 1-1 pas asistimit nga Diogo Dalot.
Me të filluar pjesa e dytë, Neëcastle riktheu sërish epërsinë duke shënuar me Harvey Barnes në minutën e 48-të për rezultatin 2-1.
Ishte pikërisht Barnes i cili në minutën e 64-të shfrytëzoi një gabim fatal të Noussair Mazraoui për të shënuar për rezultatin 3-1.
Goditjen përfundimtare Unitedit ia dha Bruno Guimaraes në minutën e 77-të, i cili u gjend mirë në zonë pas një gabimi të portierit Altay Bayindir për të shënuar për rezultatin 4-1.
Pas kësaj humbje Unitedi pozicionohet në vendin e 14-të në Ligën Premier me 38 pikë të grumbulluara, teksa Neëcastle tashmë ka rrëmbyer vendin e katërt me 56 sosh.